Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: Kurti kur kërkonte ndihmë për të hyrë në NATO e pyeste Amerikën, ndërsa për targa jo

Gazeta10
12 November 2022 - 13:59

Analisti Albert Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se nuk ka zgjedhur rrugën e duhur për mbajtjen e aleancës me Amerikën, raporton Gazeta10.

Ai ka krahasuar mënyrën se si Kurti ka ndryshuar qëndrimet e tij ndaj SHBA-ve kur kërkonte ndihmë për të hyrë në NATO dhe tani për targat.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të tij:

“Kur Kosova kërkonte ndihmën e SHBA-së që të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-së, Kryeministri Kurti pati deklaruar se “Kosova do të mbetet aleat i besueshëm për SHBA-në, një i tillë që nuk pyet PSE por SI, jo SA por KUR”.

Tash kur SHBA-të zyrtarisht, e Sekretari Blinken privatisht, po i kërkojnë Kryeministrit Kurti shtyrje të zbatimit të vendimit për targat, ky ka mbyllur veshët e po injoron lehtësisht kërkesat.

Kjo nuk është rruga e duhur për mirëmbajtjen e aleancave dhe rritjen e besimit. Aleancat funksionojnë kur investimi është i dyanshëm. Kështu, vetëm duke kërkuar ndihmë e mos koordinuar veprimet, për pasojë ka izolimin dhe stagnimin. Hapi i parë veç është bërë me anulimin e vizitave zyrtare.

Prandaj zbatimi i vendimit pas dhjetë muajsh është koha e duhur, e koordinimi me aleatët është mënyra më efikase.

Kaq mund të bëjmë!”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.