Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tensionet për targat, Rohde thotë se kjo situatë është absurde

Gazeta10
12 November 2022 - 16:30

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode, ka thënë se situata aktuale e tensionuar për shkak të targave është absurde, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se duhet një vullnet urgjent politik për kompomise si dhe për ta shtensionuar situatën.

Më tej, ai ka thënë se është absurde të rrezikohen konfrontimet e dhunshme teksa në Ukrainë ka vitkima të panumërta.

“Nevojitet vullnet urgjent politik për shtensionim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit. Është absurde të rrezikohen konfrontimet e dhunshme për shkak të targave të veturave teksa po zhvillohet lufta brutale kundër Ukrainës nga Rusia me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se serbët e veriut dhe Lista Serbe janë tërhequr nga institucionet e Kosovës ku një nga arsyet ka qenë edhe ndëshkimet e Qeverisë së Kosovës për targat. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.