
Newcastle United ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Chelseat në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Premier League.
Ekipi i Eddie Howe ka marrë edhe fitoren e pestë radhazi në kampionat duke treguar se jo më kot janë në pozitën e tretë në renditje.
Në anën tjetër, Blutë kanë përjetuar humbjen e tretë radhazi duke shkuar në pesë ndeshje pa fitore dhe duke vazhduar rënien në tabelë.