Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përkujtohet regjisorja Arzana Kraja

Gazeta10
13 November 2022 - 8:24

Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkujtojnë regjisoren Arzana Kraja, në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta, raporton Gazeta10.

Sipas njoftimit, për të kujtuar dhe festuar veprën dhe jetën e Arzanës, sonte nga ora 19:00, QKK-ja organizon shfaqjen e filmit të gjatë artistik të regjisores “Fusha e Mëllenjave”, i cili në këtë rast do të hapë Muajin Evropian të Filmit, që mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit me partnerin lokal Kino Armatën.

Kontributi i rëndësishëm i regjisores në kinematografinë kosovare manifestohet me një mori veprash artisitike, si autore e filmave të shkurtër, dokumentarëve, realizimeve të shumta televizive dhe filmit të metrazhit të gjatë “Fusha e Mëllenjave”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.