
Është publikuar një video ku shihet Presidenti i Ukrainës, Zelensky duke vizituar qytetin e çliruar nga forcat ruse, Kherson, raporton Gazeta10.
Ukrainasit e mirëpritën me lot dhe lumturi tërheqjen e Rusisë nga Kherson, ndërsa Kievi ende shprehet se po punon për të çminuar qytetin strategjik jugor, për të regjistruar krimet ruse dhe për të rivendosur pushtetin në të gjithë rajonin.
Kherson ishte një nga katër rajonet në Ukrainë që Presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se e aneksoi në shtator përmes referendumit.
Presidenti Zenelsky, shprehu falënderimet e tij për trupat që ndihmuan në rimarrjen e qytetit pas tërheqjes së Rusisë./Gazeta10