Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Turqia në alarm, 46 persona deri tani të arrestuar për sulmin tragjik në Stamboll

Gazeta10
14 November 2022 - 11:18

Ministri i Brendshëm i Turqisë ka akuzuar Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK) për përgjegjësinë e shpërthimit në një rrugë të frekuentuar të Stambollit që vrau gjashtë persona dhe plagosi shumë të tjera.

Policia e Stambollit tha se 46 persona ishin arrestuar për sulmin e së dielës, duke përfshirë një grua që dyshohet se kishte vendosur bombën.

Policia tha se Ahlam Albashir është një shtetase siriane dhe se ajo kishte rrëfyer se ishte trajnuar nga militantët kurdë.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se urdhri për sulmin në Avenue Istiklal është dhënë në Kobane, një qytet në Sirinë veriore, ku forcat turke kanë kryer operacione kundër milicisë kurde siriane YPG në vitet e fundit.

“Sipas gjetjeve tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse,” tha Soylu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.