Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK e ministri Sveçla nderuan pushtuesit serbë të Kosovës, Gashi nxjerrë foton e krimeve me 1912

Gazeta10
14 November 2022 - 12:29

Nderimi i gardës së FSK-së para pllakës përkujtimoe të ushtarëve serbë të vrarë në vitin 1912 që pushtuan Kosovën, ka ngjallur kritika e zemërim.

Ish këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi ka postuar një foto me krimet e vitit 1912 ndaj shqiptarëve në qendër të Prishtinës, duke e cilësuar lajm të keq pjesëmarrjen e ministrit Xhelal Svecla.

“Më 11 nëntor 2022 Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë, organizuan në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës një ceremoni për 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Garda Ceremoniale e FSK-së, e cila qëndroi gatitu pranë pllakës përkujtimore të ushtarëve të rënë sërbë në vitet 1912-1918. Për më keq, në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, z. Xhelal Sveçla” ka shkruar ai.

Gashi ka sjellë një fotografi të bërë nga “agjencia franceze ‘Agence Rol’ në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve sërbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë”.

Sipas tij, “Garda Ceremoniale e FSK-së, Ministria e Brendshme e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve të Kosovës” ./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.