Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi takoi përfaqësuesit e partive liberale në Holandë e Belgjikë

Gazeta10
14 November 2022 - 17:18

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka nisur takimet në kuadër të vizitës së tij jashtë vendit. Ai përmes Facebook, shkruan se sot ka zhvilluar takime të frytshme me partitë liberale të Holandës dhe Belgjikës, raporton Gazeta10.

“Në ditën e parë të vizitës sime zyrtare, zhvillova takime të frytshme me partitë liberale të Holandës dhe Belgjikës, në kuadër të forcimit të raporteve tona bilaterale partiake.

Në Holandë takova partitë VVD dhe D66, dy nga partitë më të mëdha që përbëjnë qeverinë e këtij shteti. Ndërkaq, në Belgjikë takova përfaqësuesit e Open VLD, partisë që udhëheqë me qeverinë belge. Të tri këto parti janë anëtare të rëndësishme të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), anëtare e së cilës synojmë të bëhemi edhe ne si PDK”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.