Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tite: Brazili im është favorit për të fituar botërorin “katari 2022”

Gazeta10
14 November 2022 - 17:31

Trajneri i Brazilit, Tite ka folur së fundmi për Kupën e Botës Katar 2022 dhe se cila skuadër sipas tij është favorite për ta fituar.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, Tite theksoi se janë disa skuadra favorite për këtë trofe dhe ndër to sipas teknikut është edhe ekipi i tij.

“Ne jemi ndër favoritët, është historia jonë dhe kemi cilësi për t’i shfrytëzuar. Besoj se ndër favoritët janë edhe Franca, Argjentina, Anglia, Belgjika, Gjermania, Portugalia dhe Spanja me një brez të ri talentesh. Dhe më pas mbani një sy te Holanda, Danimarka dhe Senegali” deklaroi ndër të tjera Tite.

Kombëtarja e Brazilit e nis aventurën në Katar më 24 nëntor me sfidën ndaj Serbisë.

Pesë herë kampionët e Botës gjenden në grupin G, së bashku me Zvicrën, Kamerunin dhe Serbinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.