Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zgjedhjet në veri, pritet të mbahen me 18 dhjetor

Gazeta10
14 November 2022 - 19:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën është takuar me subjektet politike, me ç’rast është  diskutuar që data 18 dhejtor të jetë afati i fundit për zgjedhjet e jashtëzkonshme në katër komunat veriore.  Ftesës së presidentës, nuk iu përgjigjën AAK dhe Lista Serbe derisa përfaqëses të LVV-së, PDK-ës dhe LDK-së  dhe parti të tjera morën pjesë. Pas takimit u deklaruan dhe përfaqësuesit e partive serbe në Kosovë, ku thanë se nuk duhet të ketë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, raporton Gazeta10.

Raporti: Gentiana Gashi

Kamera: Labeat Krasniqi

Pothuajse të gjitha subjektet politike i shkuan në takim konsultativ.

Ky takim u thirr për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në 4 komunat veriore.

Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit deklaroi se në konsultim me partitë që ishin të pranishme, u diskutua për datën 18 dhjetor, kur qytetarët do të mund t’i drejtohen vendvotimeve për të parët e komunave të tyre.

Osmani shtoi se të hënën në mbrëmje ose të martën në mëngjes pritet të shpallen zgjedhjet, të cilat do të organizohen në koordinim me institucionet e sigurisë.

Megjithatë, ftesës së parës të shtetit, nuk iu përgjigjën AAK-ja dhe Lista Serbe.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe të partive tjera minoritare në Kosovë.

Betim Gjoshi, nga PDK-ja, deklaroi për përkrahjen e kësaj partie në proceset demokratike që ndërmerr shteti.

Ndërkaq, përfaqësuesit serbë të subjekteve politike, Aleksandër Jabllanoviç dhe Nenad Rashiq, deklaruan se nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve në veri.

Më 5 nëntor, 4 kryetarët e komunave veriore nga Lista Serbe u dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.