
Po vazhdon vala e reagimeve ndaj skandalit të gardës së FSK-së që nderoi ushtarët serbë që pushtuan Kosovën në vitin 1912.
I radhës ka qenë Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka folur rreth përkuljes para pllakës serbe.
Ai ka thënë se gjithçka ka qenë një gabim dhe se ushtarët janë rreshtuar ashtu si nuk do duhej dhe se kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur.
“Garda ceremoniale nuk ka shku me i nderu ushtarët serbë. Garda ka shku me ftesë të ambasadës gjermane dhe franceze. Në pllaka janë edhe të rënet gjermanë, francezë, por edhe serbë. Kjo është e tëra.Për shkak të afërsive të pllakave që janë afër, ka ndodh edhe të kaluarën, kanë rënë edhe shumë liderë në këtë grackë, por nuk janë nderuar ushtarët serbë”, ka thënë ai në T7./Gazeta10