Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zeka: Pak e pabesueshme të thuhet që janë krijuar 15 mijë vende të punës

Gazeta10
15 November 2022 - 11:24

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka thënë se është e pabesueshme që të thuhet se janë krijuar 15 mijë vende të punës, raporton Gazeta10.

Zeka ka thënë se sa i takon kësaj teme ai më shum bazohet në parashikimet e institucioneve financiare.

“Për sa i përket normës së rritjes ekonomike unë kam prirje që më shumë bazohem në parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare meqenëse qasja e tyre duket të jetë pak më realiste dhe është më objektive kundrejt secilit institucion”, tha ai.

Më tej ai ka thënë se rritja ekonomike do të jetë sipas parashikimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar.

“Rritja ekonomike do të jetë ashtu siç e ka paraparë Banka Botërore dhe Fondi Monetar. Uroj të dalë si i saktë parashikimi i qeverisë ne përgjithësi. Elementet që ndikojnë në rritjen ekonomike janë konsumi i nxitu nga remitenca te diasporës” tha Zeka

Tutje, ai ka thënë se do të donte të kishte më shumë detaje nga ana e ministrit lidhur me këtë përfundim.

“Është pak e pabesueshme të thuhet që janë krijuar 15 mijë vende të punës. Ajo çfarë do të doja të shija nga ana e ministrisë së financave është pak më shumë detaje. Ku janë krijuar, a janë kontribut i sektorit privat” thotë ai

Ai ka thënë se hapja kaq e madhe e vendeve të punës do të ishte e pamundur edhe nëse do të krijoheshin mijëra vende të punës.

“Megjithatë besoj që edhe po të kishe pasur përpjekje të luftimit të ekonomisë joformale në sektorin e punësimit prapë do të ishte e pamundur brenda 18 muajsh të krijohen këto mijëra vend të punës për të cilat po aludohet”, ka thënë ai për EO.

Tutje, ai ka thënë se po shpreson që të mos ketë krizë ekstreme dhe që të ketë politika të duhura ekonomike.

“Lutemi që të mos kemi krizë ekstreme. Megjithatë që kjo mos të ndodh është dashur që të merren politika të duhura nga ana e institucioneve të vendit. Oda Amerikane në mënyrë të përhershme ka kërkuar nga institucionet e vendit që të kenë një proces gjithëpërfshirës të diskutimit dhe vendimet që i marrin të reflektojnë masa konvencionale”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka folur edhe për masat që kanë marrë shtetet e tjera.

“Masat që janë ndërmarrë nga shtete të tjera e të cilat kanë për synim kufizimin e inflacionit brenda parametrave që ndikojnë që kostoja e jetesës të mos jetë aq e lartë dhe të mos jetë e papërballueshme nga ana e qytetarëve”.

Më tej, ai ka përmendur edhe disa nga masat që i kanë rekomanduar Qeverisë së Kosovës.

“Disa prej masave që i kemi siç është mbështetja për kategori sociale janë masa që janë rekomanduar nga Banka Botërore dhe i ka rekomanduar Qeverisë të fokusohet te segmenti e shoqërisë që kanë të hyra më të ulëta të cilat kanë reflektuar në vendimet e Qeverisë. Lutem që tregtarët të vazhdojnë të furnizojnë tregun me mallra edhe çështja është te përcaktimi i çmimeve tavan nga ana e Komisionit. Në këtë vend janë marrë vendime të gabuara kurdo që vendimmarrja është lënë në diskrecionin e një grupi më të vogël të njerëzve”, tha Zeka. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.