Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Serbët bojkotojnë zgjedhjet e 18 dhjetorit, Lista Serbe e jep lajmin

Gazeta10
15 November 2022 - 14:00

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në  katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjeve të kryetarëve serbë, raporton Gazeta10.

Këtë e ka bërë publike vetë ky subjekt politik përmes një postimi në Facebook.

“Marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, duam të informojmë publikun se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, e as qytetarët që e përkrahin partinë tonë, nga të cilat mbi 95% janë në këto hapësira.”, thuhet në postimin e kësaj partie në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas konsultimit me partitë politikë të Kosovës ka deklaruar se 18 dhjetori mund të jetë data e mundshme kur do të mbahen zgjedhjet.

Komunat veriore kanë mbetur pa kryetarë pasi serbët u larguan nga institucionet, dorëheqje ata dhanë edhe nga Kuvendi e sistemi i drejtësisë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.