
Lionel Messi thotë se Argjentina nuk duhet të bjerë pre e bujës së madhe që po i bëhet si favorit për ta fituar Kupën e Botës 2022, nëse vërtet dëshiron ta fitojë atë për herë të parë që prej vitit 1986.
Të gjitha ekipet janë të forta ditëve të sotme. Do të jetë e vështirë ti mposhtesh cilindo ekip (në Kupën e Botës)”, tha Messi për Universo Valdano.
“Ne nuk kemi luajtur shumë ndeshje kundër kombëtareve evropiane, edhe pse as atyre nuk iu pëlqen të luajnë kundër neve – sepse edhe ekipet e Amerikës Jugore janë të forta. Ne jemi në formë të mirë para Botëror, por ne nuk guxojmë të bimë në kurthin e gjithë kësaj buje se ne jemi favoritë dhe do ta fitojmë atë. Duhet të jemi realist dhe të shkojmë hap pas hapi”.
“Franca është e mirë. Ka lojtarë të lënduar po ashtu, por e ka një numër të frikshëm lojtarësh me potencial në skuadër. E ka një top trajner me top lojtarë që e fituan Botërorin e kaluar. Edhe Brazili e ka një thelb lojtarësh me shumë cilësi, veçanërisht në sulm ku mund të të mposhtin, ka sulmues të mirë 9sh, Neymarin”, tha krejt në fund shtatë herë fituesi i topit të artë Lionel Messi.
Argjentina këtë kampionat hynë si skuadra e dytë favorite për ta fituar, para saj kuotohet vetëm Brazili.