Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq vazhdon promovimin e mbështetjes kineze, “Serbia do të jetë gjithmonë miku juaj”

Gazeta10
15 November 2022 - 15:07

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar promovimin e mbështetjes kineze në Serbi.

Vuçiq tha se është mirënjohës për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Kinën, për siç tha ai, një vizion të përbashkët të përparimit të Serbisë, transmeton Gazeta10.

“Gjithashtu i jam mirënjohës për të gjitha investimet dhe mbështetjen të shtetit kinez ndaj vendit tonë dhe që gjithmonë me vepra kanë treguar se janë miq të vërtetë të Serbisë”, është shprehur Vuçiq.

Tutje, ai bëri të ditur edhe për fillimin e linjës së re ajrore Beograd – Tendin, e cila sipas tij, do të lidhjë edhe me tej popullin serb me atë kinez.

“Faleminderit që u bashkuat me ne sot. Serbia do të jetë gjithmonë partneri dhe miku juaj i ndershëm dhe i besueshëm”, tha Vuçiq.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian i kërkon Serbisë me ngulm që ta dënojë sulmin e Rusisë mbi Ukrainë dhe që të ndërpret ndikimin kinez në Ballkan./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.