Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmim për Gazeta10: Shkon në katër numri i personave që u plagosën në oborrin e një kazinoje në Breznicë të Bujanocit

Gazeta10
15 November 2022 - 15:47

Ka shkuar në katër numri i personave të plagosur në Breznicë të Bujanocit.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një kazinoje.

Lidhur me rastin janë arrestuar nëntë persona.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit Agron Uka, tha për Gazeta10 se katër të plagosurit janë nga arma e zjarrit.

Ai tha se dyshohet se kësaj ngjarje i ka paraprirë një konflikt i mëhershëm.

“Rastit i ka paraprirë një konflikt i mëhershëm mes këtyre personave, i ndodhur diku para një jave. Ka pasur përleshje mes tyre dhe aty është përdorur edhe arma e zjarrit. Katër personat janë të plagosur nga arma e zjarrit”, tha Uka.

Prokurori shtoi se janë arrestuar nëntë persona.

“Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe paraqitje e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit. Fillimisht për 48 orë janë ndaluar gjashtë personave e më pas edhe tre të tjerë”, tha prokurori.

Prokurori ka thënë se katër personat kanë të kaluar kriminale që lidhet me drogë, kanosje dhe dhunë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.