
Raporti: Egzona Shala / Kanal10
Banorët e fshatin Zoqisht në Komunën e Rahovecit janë të shqetësuar për cilësinë ujit të pijshëm pasi burimi nga ku furnizohen nuk po mirëmbahet. Ata thonë se kjo mund t’u kushtoj me sëmundje që mund t’u shfaqen nga uji. E nga komuna kanë thënë janë në përpjekje për të realizuar projektim rreth 2 milion euro, ku përfshihen katër fshatra për t’u furnizuar me ujë të pijshëm, shkruan Kanal10.
Nga ky burim furnizohen me ujë të pijshëm banorët e fshatit Zaqisht të Rahovecit.
Gjendja në të cilën ndodhet ky burim i ujit, është shqetësim i vazhdueshëm për banorët, të cilët thonë se cilësia e tij nuk është e mirë dhe ka mirëmbajtje të dobët.
Për shkak të mungesës së filtrave banorët thonë se krijohet shumë gëlqere dhe është i dëmshëm për shëndetin e tyre.
E disa banorë të tjerë thonë se detyrohen që këtë ujë ta shfrytëzojnë vetëm për amvisëri dhe të shpenzojnë për blerje të ujit në dyqane.
Ky burim është financuar 10 vite më parë nga një donacion gjerman dhe që nga ajo kohë nuk është bërë asnjë investim.
Kanal 10 ka pyetur mirëmbajtësin Avni Gashi se ku shkojnë mjetet të cilat paguajnë banorët e fshatit për shërbimin nga ky burim i ujit, por ka refuzuar të prononcohet.
E nga Komuna e Rahovecit kanë thënë se nuk kanë gjetur mirëkuptim me banorët e fshatit për t’i bërë zgjidhje.
Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike ka thënë se janë në përpjekje për të realizuar projektin 1.8 milion euro për katër fshatra.
Në shumë fshatra e qytete të ndryshme në vend, banorët po përballen me mungesë të ujit të pijshëm.