Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në Drenoc të Klinës

Gazeta10
16 November 2022 - 21:19

Nga përplasja mes një veture edhe një furgoni, gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Ky aksident trafiku, sipas policisë, ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Drenoc të Klinës.

Driton Rugova, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, deklaroi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 minuta. “Në aksident kanë qenë të involvuara një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Përndryshe, ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për të gjithë automjetet, ka filluar nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.