Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Margot Robbie flet për vështirësitë e përballjes me famën

Gazeta10
16 November 2022 - 23:14

Margot Robbie është ylli i edicionit të fundit të revistës Vanity Fair dhe përveç kopertinës, ku ka treguar figurën e saj të lakmueshme, aktorja ka folur edhe për projektet e saj të ardhshme, si dhe për përballimin e famës në Hollywood, transmeton Gazeta10.

32-vjeçarja, e cila po promovon filmin e ri, “Babylon”, ku luan së bashku me Brad Pitt dhe Olivia Wilde, i ka thënë revistës se nuk ishte e përgatitur për famën kur u bë përnjëherë e njohur pas rolit të saj në “Wolf of Wall Street” të vitit 2013.

Robbie nuk ishte e gatshme të humbte privatësinë e saj dhe se siguria financiare ishte ende larg në atë kohë.

“Diçka po ndodhte në ato faza të hershme dhe gjithçka ishte shumë e tmerrshme, dhe mbaj mend që i thashë mamasë sime: ‘Unë nuk mendoj se dua ta bëj më këtë’. Dhe ajo thjesht më shikoi, krejtësisht indiferente dhe më tha: ‘E dashur, mendoj se është tepër vonë për ty të mos e bësh’. Aty kuptova se e vetmja rrugë është përpara”, është shprehur aktorja./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.