Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ponte Prizreni mposht Apoloninë në Ligën Unike

Gazeta10
17 November 2022 - 20:03

Ponte Prizreni ka triumfuar sot në ndeshjen kundër Apolonisë së Fierit, e cila ishte e vlefshme për xhiron e parë të Ligës Unike.

Ponte Prizreni e ka mposhtur Apoloninë si mysafirë me një epërsi prej 18 pikësh, respektivisht me rezultat 87:69 (29:20, 17:18, 26:17, 15:14).

Prizrenasit u treguan më të mirë përgjatë çerekut të parë dhe atij të tretë, kështu duke e regjistruar fitoren e dytë në këtë sezon, pasi javën e kaluar regjistruan fitore kundër Pejës.

Te Apolonia u dallua Ernest Myles me 18 pikë e tetë kërcime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Ivan Koljeviq me 16 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime dhe Dachon Burke me 22 pikë e pesë kërcime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.