Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Tarantino beson se “Once Upon a Time in Hollywood” është realizimi i tij më i mirë

Gazeta10
17 November 2022 - 23:42

Regjisori Quentin Tarantino beson se “Once Upon a Time in Hollywood” është filmi më i mirë që ka bërë ndonjëherë, transmeton Gazeta10.

“Njerëzit më kanë pyetur për vite se cili film është i preferuari im. Unë gjithmonë them se ata janë të gjithë fëmijët e mi, por me të vërtetë mendoj se ‘Once Upon a Time in Hollywood’ është filmi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë ai.

Filmi u lansua në vitin 2019 dhe tregon historinë e aktorit Rick Dalton (Leonardo DiCaprio) dhe dublerit të tij, Clif Booth (Brad Pitt). Të dy shkojnë në Los Angeles për të “pushtuar” industrinë e filmit të Hollywoodit.

“Once Upon a Time in Hollywood” fitoi 40 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë të shfaqjes, ndërsa Instituti Amerikan i Filmit e quajti atë një nga filmat më të mirë të atij viti.

Në intervistën për Variety, Tarantino foli edhe për cilësinë e filmave që janë të njohur tani.

“Edhe pse kam parë më së shumti filma gjatë viteve të tetëdhjeta, mendoj se ajo ishte periudha më e keqe në historinë e Hollywoodit. Ajo mund të krahasohet vetëm me gjendjen aktuale të industrisë së filmit”, ka deklaruar filmbërësi i njohur./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.