
Deputetja e LVV-së Mimoza Kusari-Lila, ka postuar një fotografi me ish kolegën e saj deputete Vasfije Krasniqi e cila vizitoi dje Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta10.
Kusari-Lila, ka thënë se Krasniqi do të mbetët gjithmonë sinonim i forcës e guximit që iu dha të gjithëve që nuk e patën forcën e saj.
Tutje shefja e grupit parlamentar të VV-së tha se ish-deputetja Krasniqi edhe pse nuk është më deputete, misioni i saj vazhdon pa ndalë të jetë zëri i popullit për sakrificën dhe vuajtjen e përjetuar gjatë luftës në Kosovë./Gazeta10