Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia Ushtarake e FSK-së, trajnohet nga Ushtria Amerikane

Gazeta10
18 November 2022 - 11:48

Policia Ushtarake e FKS-së ka zhvilluar trajnime të përbashkëta me Ushtrinë Amerikane gjatë kësaj jave në Gjakovë, raporton Gazeta10.

Ky trajnim ka pasur në fokus përgatitjen e stafit të policisë për menaxhimin e robërve të luftës  dhe kryesisht për detyrat e tyre si polic ushtarak.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë Amerikane, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është duke realizuar trajnimin e përbashkët me fokus, përgatitjen e pjesëtarëve në detyrat e policisë ushtarake: menaxhimi i robërve të luftës, gjuajtësit aktiv, rikonicion, patrullime dhe prita, eskalim i forcës, sigurim të konvojit, procedurat e arrestimit me rrezikshmëri të lartë, pika të kontrollit dhe bllokim të rrugëve.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ushtria Amerikane në vazhdimësi ka kontribuar në përgatitjen ushtarake profesionale të personelit të FSK-së, duke krijuar kështu standarde të njëjta me vendet partnere, me qëllim të ndërveprueshmërisë me aleatët./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.