
Shqipëria është bërë anëtare me të drejta të plota në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, raporton Gazeta10.
Kjo nënkupton trajtim të përbashkët të fatkeqësive natyrore nga ana e Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Rama ka thënë se me këtë moment Shqipëria është një hap më afër BE-së por edhe BE-ja një hap më afër Shqipërisë.
Këtu keni statusin e plotë:
“Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtarë me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës
Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10