
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, raporton Gazeta10.
Kjo ka qenë pika e parë e shqyrtuar në seancën që sapo ka filluar.
“Atëherë me 65 vota për një kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miraton në parim projekligjin”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci./Gazeta10