Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet një person për dhunimin e 13-vjeçares në Prizren

Gazeta10
18 November 2022 - 17:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për dhunimin e 13-vjeçares në Prizren, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës është bërë e ditur se personi i arrestuar është i moshën 19 vjeçare.

Tutje, bëhet e ditur se i njejti i ka konfirmuar pohimet e viktimës.

Me urdhër të Prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Me date 17.11.2022, në orët e vona, një e mitur është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj.

Me datë 18.11.2022, ne mëngjes e mitura paraqitet ne shkollë, nga familjarët njoftohet policia se vajza e raportuar si e zhdukur është paraqitë në shkollë.

E mitura (13 vjeç) në polici ka deklaruar se gjate kohës sa ka qene e zhdukur (një natë) ka qëndruar në shoqërim me një person të moshës madhore (19 Vjeç) me te cilin kanë pas lidhje intime, marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjeç është vepër penale , një veprim I tillë I plotëson elementet e veprës penale  “ Dhunimi”,  andaj policia menjëherë ka filluar veprimet , e kane identifikuar  dhe arrestuar të dyshimtin  H.B. /19 vjeç.

I dyshuari pas shoqërimit në polici dhe në prezence të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare ka konfirmuar pohimet e viktimës që ka pas lidhje intime me viktimën.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar rasti cilësohet Dhunim.

I dyshuari me vendim të Prokurorit kujdestar ndalohet në ndalim policor për 48 ore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.