Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kritikohet projekt-buxheti i vitit 2023 (VIDEO)

Gazeta10
19 November 2022 - 19:13

Raporti: Bleona Dallaveraj

Me reagime është përcjellur miratimi në parim i Projektligjit për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm.  Njohës të ekonomisë e përfaqësues të komunave, thonë se mjetet e ndara buxhetore janë të pamjaftueshme për shumë sektor.

Miratimi në parim i Projektligjit për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023 ka ngjallur reagime të shumta në vend.

Njohës të ekonomisë kanë thënë se mjetet e ndara për shumë sektor janë të pamjaftueshme.

Ata kanë deklaruar se për shkak të rritjes së inflacionit, 3.2 miliardë euro nuk e kanë vlerën e njëjtë të 2.7 miliardëve të këtij viti.

E i pa mjaftueshëm po vlerësohet të jetë edhe buxheti i paraparë  për komunat.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se shumë komuna janë ankuar sa i përket ndarjeve buxhetore.

Për projekt-buxhetin e vitit 2023, kritika kanë ngritur edhe partitë opozitare në vend, nga të cilat kanë thënë se i njëjti nuk përputhet me nevojat e qytetarëve dhe gjendjen në Kosovë. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.