
Do të fillojë sot ngjarja më e madhe sportive në botë, Kampionati Botëror i futbollit, transmeton Gazeta10.
Plot 32 kombëtare do të luftojnë me të gjitha forcat për t’u shpallur më e mira e rruzullit tokësor në sportin më të shikuar dhe që ngjallë emocione të papërshkrueshme tek miliarda njerëz.
Kësaj radhe, ky eveniment gjigant sportiv do të zhvillohet në Katar dhe është hera e parë që zhvillohet në stinën e dimrit, por kjo nuk do ta ulë interesimin e madh për t’i përcjellë këto ndeshje.
Gjithçka do të nis sot në stadiumin “Al Bayt”, aty ku do të ballafaqohen Katari me Ekuadorin, ndeshje kjo e cila starton nga ora 17:00./Gazeta10.