Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Karim Benzema humb Kupën e Botës në Katar shkaku i lëndimit

Gazeta10
20 November 2022 - 12:30

Sulmuesi i Francës, Karim Benzema, është jashtë Botërorit 2022 në Katar pasi pësoi një dëmtim në kofshë gjatë stërvitjeve.

Benzema fitoi Topin e Artë për vitin 2022, çmim ky që për lojtarin më të mirë gjatë një viti, pasi ndihmoi Real Madridin të fitonte Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.

Franca është në Grupin D dhe luan me Australinë më 22 nëntor në ndeshjen e parë të tyre, pastaj me Danimarkën më 26 nëntor dhe Tunizinë më 30 nëntor.

Trajneri Didier Deschamps ka afat deri të hënën për të emëruar një zëvendësues dhe dëmtimi i 34-vjeçarit, Benzema, i cili ka shënuar 37 herë në 97 ndeshje për Francën, është një tjetër goditje për kampionët në fuqi të Botërorit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.