
Mbyllet pjesa e parë, Ekuadori shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Katarit
Ka përfunduar me dy gola të shënuar pjesa e parë e ndeshjes së parë të Kampionatit Botëroir ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit.
Është Ekuadori që ka shkuar në pushim me dy gola avantazh për ta pritur kështu me komoditet edhe pjesën e dytë të ndeshjes.
Enner Valencia ishte realizues i të dy golave. Të parin e shënoi në minutën e 16 nga penalltia, kurse goli i dytë erdhi në minutën e 33’ të cilin e realizoi mjaftë bukur me kokë.
Po i njëjti lojtar shënoi edhe një gol në minutën e tretë, por i cili u anulua për shkak të pozitës jashtë loje pas kontrollimit me VAR.