Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një 36 vjeçare gjendet pa shenja jete në Skenderaj

Gazeta10
20 November 2022 - 23:21

Një 36 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare.

Ai ka theksuar se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”,shtoi ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.