Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tre të vdekur nga një sulm me raketa në Turqi

Gazeta10
21 November 2022 - 11:43

Tre të vdekur dhe dhjetë të plagosur ishte rezultati i një sulmi me raketa nga territori i Sirisë në drejtim të një shkollë në brendësi të Turqisë.

Mediat lokale raportojnë se pesë raketa ranë në një shkollë në Karkamis të Gaziantepit duke vrarë një mësues, një fëmijë si edhe një person tjetër, ndërsa mes të plagosurve ka edhe nxënës.

Siç raporton Abc News Albania, në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu deklaroi se raketat erdhën nga territori i Kobanit në Siri, i cili është nën kontrollin e forcave kurde.

“Do të marrin përgjigjen e merituar, ashtu siç e morën gjatë ditëve të fundit”, tha ai.

Më herët, Turqia kishte nisur një ofensivë kundër forcave kurde në veri të Sirisë duke e cilësuar si një hakmarrje për sulmin terrorist të dhjetë ditëve më parë në mes të Stambollit.

Turqia akuzon Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) se qëndron pas një shpërthimi në Stamboll që vrau 6 persona më 13 nëntor dhe e konsideron YPG-në degë të PKK-së në Siri.

Megjithatë, PKK ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e Stambollit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.