Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëdhënësi i BE-së: Fatkeqësisht nuk ka marrëveshje në takimin e sotëm në Bruksel

Gazeta10
21 November 2022 - 16:29

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se s’është arritur marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta10.

Stano me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se takimi është përmbyllur, por pa dhënë ndonjë rezultat.

“Takimi urgjenti i nivelit të lartë mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ndërmjetësuar nga Josep Borrell ka mbaruar. Ishte përgjegjësia e të dy liderëve për të de-përshkallëzuar urgjentisht. Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për një zgjidhje sot”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.