
Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe këtë Botëror për shkak të marrëdhënieve me klubin e tij Man. United. Për t’i dalë në krah Ronaldos ka menduar ish-shoku i tij i skuadrës te Reali i Madridit, legjenda e Spanjës, Ikier Casillas.
“Duket se Cristiano ka ardhur në Kupën e Botës si mysafir dhe njerëzit nuk e llogarisin për shkak të telasheve që ai ka te Man. United. Por unë e shoh si pretendentin kryesor për fitimin e “Këpucës së Artë. Kur njerëzit flasin për Ronaldon, harrojnë atë që ai ka bërë. Por ai nuk harron, sepse ai e di se çfarë ka bërë. Gjithmonë do ta doja në ekipin tim. Cristiano duhet të vazhdojë të luajë në nivel të lartë, pasi ai ka ende për të dhënë.”
Ronaldo është kapiteni i Portugalisë dhe ka shënuar 117 herë në 191 paraqitje për vendin e tij. 37-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave për Portugalinë.