Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abbot i zhgënjyer: Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve në Kosovë

Gazeta10
21 November 2022 - 16:52

Pas mosarritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me targat, ka reaguar ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ambasadori britanik ka thënë se është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të thjeshtë në Kosovë dhe shpërqendron misionin e Qeverisë për përmirësimin e jetës së tyre. Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë. Është e nevojshme që menjëherë të bëhet përparim për t’u arritur një marrëveshje për normalizim, që do t’i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet rreth çështjeve të tilla si targat”, ka shkruar Abbott në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.