
Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe ish gazetari Agron Bajrami ka dhënë versionin e tij për atë që ngjau në takimin e gjatë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel që u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Bajrami është shprehur se në takimin urgjent, Kosova kishte propozuar që të pezullonte fazat e mëtejme të ndërrimit të targave, në këmbim që Serbia të prodhonte targa ilegale, por edhe që BE-ja të niste procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.
Kryeministri Kurti tha se propozimi i BE-së, që Kosova të mos fillojë me shiptimin e gjobave dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës, është i papranueshëm “nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.
“Në propozimin që na e kanë sjellë [më herët] zotërinjtë Borrell dhe [i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav] Lajçak për deklaratën e përbashkët, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023. Pra, që ne po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecjeje të re, për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023”.
At urgent dialogue meeting called by @JosepBorrellF, #Kosovo proposed to suspend further phases of plate conversion, in exchange of Serbia stop issuing illegal plates & EU starting the process of talks based on latest proposal backed by GER & FRA.
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) November 21, 2022
Strangely, this was refused!