Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Franca kërkon nga Kosova ta pranojë propozimin e Borrellit

Gazeta10
22 November 2022 - 16:02

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka shprehur keqardhjen për mungesën e një marrëveshjeje mes Kosovë dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

Në disa statusa të ndarë në llogarinë e tij në Twitter ai ka shprehur qëndrimin e Francës në raport me situatën e krijuar.

 “Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën kujdesin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Josep Borrell”.

Më tej,ai i është bashkuar thirrjeve të Bashkimit Europian për të shmangur veprimet e njëanshme që mund të dërgojnë drejtë tensioneve.

“Ajo (Franca) i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Evropian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Ai u kërkon të dyja palëve, dhe në veçanti Kosovës, të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Evropian”.

Tutje, ai ka thënë se Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin europian i cili duhet të hap prespektivën europiane të dy shteteve.

“Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të bëjë të mundur përparimin drejt një marrëveshjeje globale dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të ecim përpara në drejtim të perspektivës evropiane të dy vendeve”.

Më tej, ai nxit palët që të vazhdojnë negociatët në frymën e kompromisit.

“Ajo (Franca) nxit palët që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vijim në frymën e kompromisit dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura tashmë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.” . / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.