Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gërvalla homologut italian: Janë bërë gabime në dialog, do të mundohemi të mos i përsërisim

Gazeta10
22 November 2022 - 17:54

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla pas takimit me homologun e saj italian, Antonio Tajani, ka thënë se temë diskutimi ishin ndërhyrjet dhe kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, raporton Gazeta10.

Gërvalla pati kritika edhe për paraardhësit e saj, me ç’rast tha se janë bërë gabime në të kaluarën sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“Biseduam për përpjekjet e Serbisë për destabilzimin e Kosovës përmes ndërhyrjeve masive në çështjet e brendshme të vendit tonë, kërcënimeve me dhunë e deri të kërcënimet me luftë. Biseduam edhe për dialogun me Serbinë. Gjithashtu theksova që janë bërë gabime në të kaluarën në dialog dhe se bashku me aleatët do të mundohemi që gabimet të mos përsëriten” tha ajo.

Mes tjerash, kryediplomatja kosovare, tha se theks të veçantë iu është dhënë edhe ekonomisë vendëse, sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar.   

“Biseduam rreth përparimit të Kosovës në ekonomi, të sundimit të ligjit, në luftimin e krimit të organizuar, vlerat e përbashkëta Evropiane, reformën institucionale dhe rezultate e tjera që janë arritur gjatë këtij viti. E falënderova për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës para luftës e pas saj. Po ashtu e falënderova që ka theksuar përsëri që Italia do të mbetet një shtyllë e fuqishme për sigurinë dhe paqen në rajon e Kosovë”, tha Gërvalla./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.