Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Xani: Vështirë të thuhet “era shtet”, nëse i kundërshton aleatët strategjik

Gazeta10
22 November 2022 - 18:16

Njohësi i politikës së jashtme Visar Xani, në programin Info10 ka komentuar lidhur me situatën aktuale në vend si shkak i vendimit të Qeverisë për konvertimin e targave KM në RKS, raporton Gazeta10.

I pyetur nga moderator se pasi që kryeministri Kurti po merr vendimet vet a i bie se po vie era shtet, Xani ka thënë se nuk mund t’i vie era shtet një vendi që ka sigurinë dhe mbështetjen politike nga vende tjera.

“Era shtet është vështirë me i ardh, një shteti që e ka komplet sigurinë kryesore prej NATO-s dhe mbështetjen kryesore politike e diplomatike e ka nga ShBA. Është vështirë më thanë që i vie era shtet nëse shikojmë këto dy aspekte. Por, era shtet është në momentin që kemi veprime të koordinuara me aleatet strategjike ShBA, dhe i marrim për bazë edhe vlerësimet për siguri të NATO-s.”, ka thënë njohësi i politikës së jashtme Xani në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.