Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reshjet e mëdha, Rama falënderon të gjitha institucionet që po kontribuojnë

Gazeta10
23 November 2022 - 9:35

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar të gjitha institucionet e Shqipërisë që po kontribuojnë në përballjen e Shqipërisë me reshjet e mëdha, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se ata po tregojnë ditë dhe natë se sa progres ka bërë shteti shqiptar në kuadër të shërbimeve publike.

Më tej, ai ka thënë se këtë e thotë me krenari dhe mirënjohje për trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile si dhe institucioneve të tjera.

Këtu keni statusin e plotë:

“MIRËMËNGJES Description: 😊

dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarëDescription: 🙏🏻”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.