Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti për takimin në BE, dola i fundit nga ndërtesa

Gazeta10
23 November 2022 - 10:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin e tij të fundit që ka pasur me përfaqësuesit europian dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se e ka lëshuar i fundit ndërtesën e BE-së, sepse gjithmonë ka një hapësirë për një përpjekje të fundit.

Më tej, ai ka treguar edhe për përpjekjet e diplomatit Miroslav Lajçak por të cilat ishin të pasuksesshme meqë Serbia se kishte pranuar një propozim të tij.

“Unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e BE, sepse gjithmonë ka hapësirë për një përpjekje të fundit. Ka qenë edhe përpjekja e fundit. Lajçak ka ardhur te dhoma ku ndodhet delegacioni ynë, e bëri edhe një përpjekje për një tekst që do të përfshinte edhe tekstin e BE-së, por më pas na njoftoi që presidenti i Serbisë s’e kishte pranuar, por Borrell ndodhej në një konferencë për media”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.