Lajme

Qeveria i ndan 287 mijë euro për delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut

Gazeta10
23 Nëntor 2022 - 12:05

Qeveria e Kosovës ka ndarë 287 mijë euro për delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990, të cilët e miratuan Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se “bëhet fjalë për 287 mijë euro e cila ndahet sipas numrit të deputetëve të 2 korrikut më 1990”.

Ai tregoi se nga kjo shumë përfitojnë delegatët, dhe nëse ata nuk jetojnë më, përfitojnë familjarët e tyre.

“Përfituesit llogariten të jenë deputetët, ose bashkëshortet e tyre dhe fëmijët”, tha Murati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.