
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë për targat në Bruksel, raporton Gazeta10.
Haradinaj, ka thënë se e mirëpret këtë marrëveshje dhe tani kërkon marrëveshje për njohje.
“Mirëpres arritjen e marrëveshjes për targa. Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership Amerikan.”, ka shkruar Haradinaj.