Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hovenier: Marrëveshja për targat shton sigurinë

Gazeta10
24 November 2022 - 9:34

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se marrëveshja e arritur të mërkurën mes Kosovës dhe Serbisë për targat, e forcon sigurinë.

Hovenier ka thënë se marrëveshja avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa e ka vlerësuar si qasje konstruktive dakordimin e palëve, raporton Gazeta10.

“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.

SHBA-ja i pati kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta shtyjë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e veturave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës, kërkesë të cilën Kosova e pranoi.

Të mërkurën u arrit marrëveshja pas diskutimeve gjashtë-orëshe mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.