Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Nuk është marrëveshje për targat por vetëm dakordim

Gazeta10
24 November 2022 - 11:39

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në seancën plenare e cila është duke u mbajtur ka folur rreth marrëveshjes së arritur me Serbinë për targat në Bruksel, si dhe takimet e fundit me Joseph Borrellin, raporton Gazeta10.

“Ata që thonë që ajo që nuk është pranuar të hënën është pranuar të mërkurën nuk e dinë se për cka po flasin. Është dyfish tekst më i madh ky i mbrëmshmi dhe nuk është marrëveshje, është një dakrodim por nuk është marrëveshje, a e dini pse nuk është marrëveshje, “Ajo cfarë është bërë mbrëmë është ndryshuar deklarata e Borellit, na s’kena ndryshu qëndrim, Borelli e ka ndryshu deklaratën.”, tha Kurti.

I pari i vendit e ka quajtur arritje të madhe sepse sipas tij për herë të parë procesi i dialogut ka hyrë në fazë më të avancuar.

“Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman për normaliz përmes një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërkombëtare të bëhet cështja e bisedimeve në Bruksel drejt arritjes së një dakordimi i cili shtetit tonë që është demokratikë, ia bashkangjet edhe një raport normal e europian me Serbinë, fqinjin tonë verior. Ishte e qartë nga vet deklarata e Borrell që një gjë e tillë nuk ishte përfshirë në diskutimet e ditës së hënë. Tash ajo figuron saktësisht dhe me një status të qartë në paragrafin e parë. Nuk ka qenë në ditën e hënë, në tekstin që më është ofruar mua në fund. Besoj që kjo është një arritje e madhe sepse për herë të parë procesi i dialogut hynë në një fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme që do të jetë ligjërisht e obligueshme e që do të zgjidh problemet fundamentale nga prizmi i së drejtës ndërkombëtare./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.