
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta10.
Haxhiu ka thënë se qëllimi i vendimeve të djeshme është që të reformohet administata publike dhe të mos ketë dallime në paga.
“Siç e dini në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, janë shfuqizuar dy Ligje dhe qëllimi i tyre është që të bëhet reforma në administratën publike dhe të mos bëhet dallime në paga”, ka thënë Haxhiu për EO.
Më tej, Haxhiu ka thënë se me këtë ligj përpos që nivelizohen pagat po ashtu shfuqizohet edhe vendimi arbitrar i Haradinajt.
“Ligji pos që bën nivelizim e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorë, ky vendim e shfuqizon vendimin arbitrar të ish-Qeverisë Haradinaj. Ish-kryeministri Haradinaj ia kishte rritur vetës pagën dhe nuk e ka menduar se mund të ketë probleme në të ardhmen”, tha Haxhiu.
Më tej, Haxhiu ka thënë se Ligji i Pagave ka shkuar në Kuvendin e Kosovës.
“Ligji i Pagave që ka shkuar në Kuvend, i rrit pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nuk mund të mbahet një ligj që është në shpërputhje me ligjin”, tha tutje Haxhiu.
Përndryshe, dje subjektet opozitare si dhe shoqëria civile ka reaguar ashpër lidhur me vendimin për uljen e pagave për gjygjtarët dhe prokurorët. / Gazeta10