Lajme

Edi Rama e mbron Kurtin për marrëveshjen me Serbinë

Gazeta10
24 Nëntor 2022 - 22:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dalë në përkrahje kryeministrit kosovar, Albin Kurti, pas arritjes së marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

Rama përmes një postimi në Twitter tha se Kurti u soll si një kryeministër.

Sipas tij, kjo marrëveshje mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”, shkroi Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.