Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Basha: Asociacioni i duhet Serbisë, jo serbëve të Kosovës

Gazeta10
24 November 2022 - 23:44

Dimal Basha nga Vetëvendosje ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit i duhet vetëm Serbisë, por jo edhe serbëve të Kosovës.

Siopas deputetit Basha serbët e veriut të Mitrovicës janë duke vuajtur nga strukturat paralele, kriminale e jo nga mungesa e të drejtave të tyre, shkruan Gazeta10.

“Janë 33 marrëveshje. Refuzoj me fol vetëm për një marrëveshje këtu. Unë mendoj që Asociacioni është zero i rëndësishëm për serbët e Kosovës, Asociaiconi i duhet Serbisë e jo serbëve të Kosovës. Serbia do me instalu një mashë brenda institucion ku e përdorë për ta destabilizuar Kosovën. Asnjë komunitet në botë nuk gëzon të drejta më shumë se serbët në Kosovë. Serbët e veriut nuk po vuajnë për mungesë të të drejtave, ata po vuajnë nga strukturat paralele kriminale që janë të porositura nga Vuçiqi”, tha Bashan ë Prime Time. /Gazeta10   

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.