
Zv.Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ekspozita e Rexhep Selimit na sjell më afër botëkuptimit të tij artistik, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se botëkuptimi i tij është shprehur përmes simfonisë së ngjyrave.
Këtu keni statusin e plotë:
“Në Garë me Botën Gri” quhet ekspozita personale që na sjell Rexhep Selimi dhe që shfaqet në Muzeun Kombëtar deri me datën 4 dhjetor. Këto vepra, na sjellin gjithnjë e më afër botëkuptimit të tij e shpirtit artistik, të shprehur përmes simfonisë së ngjyrave”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se Rexhep Selimi është në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte. Ekspozita e tij në Prishtinë është punë e bërë gjatë qëndrimit të tij atje. / Gazeta10