Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mbyllet pa gola ndeshja mes Anglisë e Amerikës

Gazeta10
25 November 2022 - 22:02

Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku nuk është përcaktuar fituesi.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe katër sosh të zhvilluara në stadiumin “Al Bayt”, Anglia ka barazuar pa gola me Kombëtaren e Amerikës.

Të dy kombëtaret kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që portierët sikurse Pickford i Anglisë ashtu edhe Turner i Amerikës arritën që t’i mbajnë portat e tyre të paprekura.

Anglia arriti të regjistrojë tetë tentime për gol ku tre prej tyre ishin drejt kuadratit të portës, krahas Amerikës që kishte 10 tentime për gol, por që vetëm një prej tyre rrezikoi portierin Pickford.

Me pikët e reja, Anglia mbetet në vendin e parë në Grupin B në kuotën e katër pikëve, krahas Amerikës që renditet në vendin e tretë me dy pikë të arkëtuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.